Flash News

Kosova

Mbeti i vrarë pas sulmit të agresorëve serb, efektivit i vdiq djali para 10 vitesh

Mbeti i vrarë pas sulmit të agresorëve serb, efektivit i vdiq

Afrim Bunjaku u vra mëngjesin e 24 shtatorit teksa merrte detyrën në veri të Kosovës bashkë me disa kolegë të tij. Një grup agresorësh serb sulmoi me armë policinë duke lënë të vdekur Bunjakun e duke plagosur një tjetër.

Bunjakut para 10 vitesh i vdiq djali në një aksident rrugor. Vetëm 17 vjeç, djali i efektivit të ndjerë, u nda nga jeta, ndërsa Bunjaku asokohe tregoi edhe se si e mësoi lajmin e vdekjes së të birit.

“Data 10 shtator isha në punë kur mora vesh që djali im Fatlumi 17-vjeç është aksidentuar.  Më thanë që është gjallë dhe është nisur drejt spitalit. Kur arrita afër spitalit pashë që djali im kishte ndërruar jetë”, thoshte Bunjaku asokohe për mediat.

Tre agresorë serbë u vranë nga policia e Kosovës pas sulmit të 24 shtatorit, ndërsa 6 të tjerë u prangosë. Policia ka sekuestruar një sërë armatimesh të rënda, granata dhe autoblinda.

Të fundit