Flash News

Kosova

Mbi 20 mijë euro/ Naim Murseli në “listën e zezë” të borxheve të bankave suedeze

Mbi 20 mijë euro/ Naim Murseli në “listën e

Naim Murseli, i dyshuari dhe i akuzuari kryesor për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, ka një listë të gjatë borxhesh në shtetin suedez, aty ku jetonin dhe punonin.

Gazetari Ervin Dushi në Euronews Albania zbuloi listën e borxheve të Naim Murselit, dhe tha se vetëm në një bankë ku ai arriti të nxirrte të dhënat, Naimi figuron në listën e zezë, për mbi 20 mijë euro të papaguara.

“Jam munduar të marr të dhënat në një nga bankat, ku Naimi është diku te 20 e ca mijë euro. Mbi 20 mijë euro i ka të papaguara dhe në bazë të tyre ka hyrë në listën e zezë”, tha gazetari.

Dushi tha se edhe babai i Naimit, është nënshtetas suedez dhe është pjesë e firmave të ndërtuara nga Naimi.

“Babai i Naimit në të njëjtën bankë ku unë mora të dhënat ka rreth 4000 euro borxh. Po të shikojmë adresën babai i Naimit ka jetuar në të njëjtën adresë me çiftin”, ka thënë ai.

 

Të fundit