Flash News

Kosova

'Mbi 3000 dosje për mbrojtjen', Mbrojtja-Prokurorisë: Të pamjaftueshme e të papërshtatshme! Specifikohuni, për çfarë krime e keni fjalën...

'Mbi 3000 dosje për mbrojtjen', Mbrojtja-Prokurorisë:
Foto Ilustruese/ Katër ish-udhëheqësit e UÇK-së, në Hagë

Katër ish-udhëheqësit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, kanë dalë sot në seancën e radhës përballë Gjykatës Speciale të Hagës, në të cilën është folur për ecurinë e çështjes.

Gjatë fjalës së saj në Gjykatë, Mbrojtja e ka cilësuar si të pamjaftueshme deklaratën e Prokurorisë se iu janë dorëzuar rreth 3000 dokumente.

Sipas avokatit të Thaçit, informacioni i përcjellë është i pamjaftueshëm dhe i papërshtatshëm, pasi është punë përgjithësuese dhe jo veprime të specifikuara.

"Janë të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme. Nuk ka tregues për informacionin që jepet aty, për personin që shikon. Kur thotë për krimet bazë, a është e përshtatshme, çfarë lidhjesh, çfarë sjelljesh. Janë bërë punë në përgjithësi, dhe jo të specifikuara që e kemi ngritur si mbrojtje, Cili i akuzuar, pse nuk e specifikon është krim lufte apo kundër njerëzimit. Duhet të dimë se ku është gjetur dokumenti dhe kush e ka pasur në dorë atë", tha avokati i Thaçit.

Po ashtu, edhe avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka sugjeruar që të hidhet poshtë kërkesa e Prokurorisëpër bërjen publike të dosjes gjyqësore 2-3 muaj para gjyqit, duke kërkuar më shumë kohë për mbrojtjen.

"Nëse mbrojtja ka pasur më shumë se 3 muaj për të vlerësuar çështjen. Në rastin e Haradinaj, koha ishte më e kufizuar dhe zona më e kufizuar, edhe për Limaj e njëjta gjë. Nuk është çështje negociatash, është e drejta bazë minimale për një seancë të drejtë. Ne sugjerojmë që hidhni poshtë me vendosmëri atë që tha prokurori. Në interes të drejtësisë. T’i lejoni mbrojtjes të përgatitet", tha Emmerson.

Të fundit