Flash News

Kosova

Mblidhet qeveria, Kurti: Grupi me armë që vlenin mbi 5 mln euro, skenar për gjakderdhje në Kosovë

Mblidhet qeveria, Kurti: Grupi me armë që vlenin mbi 5 mln euro,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se grupi i armatosur ka pasur armatim në vlerë mbi pesë milionë euro dhe sasi të mjaftueshme për një grup prej qindra luftëtarëve dhe me ketë është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë.

Aty janë përshirë individë të sanksionuar nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar për aktivitete kriminale. Ata janë në kërkim nga institucionet e Kosovës të drejtësisë për vepra penale në Kosovë. Ata shfaqin në krah e përkrah në një tryezë në Rashkë e Beograd me presidentin e Serbisë Vuçiç dhe duke paralajmëruar rolin e drejtpërdrejt të shtetit serb në këtë mes”, tha Kurti, raporton RTKlive.

Kurti, vlerësoi profesionalizmin e lartë të Policisë së Kosovës në aksionin kundër terroristëve në veri të vendit.

Mbledhja e qeverisë filloi më një minutë heshtje për heroin Afrim Bunjakun, i rënë në veri të Kosovës.

Të fundit