Flash News

Kosova

Mblidhet sërish sot Kuvendi i Kosovës, pas dy dështimeve të djeshme për zgjedhjen e presidentit. Dy kandidatë në garë

Mblidhet sërish sot Kuvendi i Kosovës, pas dy dështimeve të

Ditën e sotme në orën 17:00 pritet të vazhdojë seanca për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, pas dy tentativave të dështuara gjatë ditës së djeshme. Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta janë dy kandidatët e propozuar për këtë post.

Në votimin e parë nuk është arritur të sigurohet kuorumi i nevojshmëm i votave për të konsideruar të vlefshëm raundin e parë, pasi morën pjesë vetëm 78 deputetë. 

Pas rivotimit për raundin e parë për zgjedhjen e Presidentit sërish Kuvendi nuk arriti kuorimin prej së paku 80 fletëvotimesh nga deputetët e pranishëm në sallë. Pas numërimit rezultoi se kishin votuar 79 deputetë – një më shumë se në votimin e parë, por sidoqoftë e pamjaftueshme.

Në seancë nuk morën pjesë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Listës Serbe. Punimet Kuvendi i nisi me 82 deputetë, por që të paktën tre prej tyre nuk u përfshinë gjatë votimeve.

Një pjesë e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) si Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj nuk kanë marrë pjesë fare në votim, ndërkohë që ka votuar Albena Reshitaj e AAK-së, si deputetja e vetme nga kjo parti që shkeli vendimin për bojkotim të seancës.

Kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj theksoi se nuk do të votojnë një kandidate partiake, duke iu referuar Vjosa Osmanit, pasi sipas tyre ajo është një kandidate përçarëse. Ndërsa kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani presidente do ta çojë vendin sërish në zgjedhje.

Të fundit