Flash News

Kosova

Mbyllet dita e parë e gjykimit ndaj ish krerëve të UCK-së në Hagë

Mbyllet dita e parë e gjykimit ndaj ish krerëve të UCK-së

Përfundon seanca e sotme e gjykimit në Hagë ndaj ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte. 

Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha se nesër do të vazhdojë gjykimi me deklaratat hyrëse të avokatëve të të akuzuarve.

“Sot mbyllim seancën publike. Takohemi nesër më 4 prill në orën 09:00 paradite për të vazhduar me deklaratat hyrëse të Mbrojtjes. Fillojmë me Mbrojtjen e Thaçit”, tha Smith.

Prokuroria sot pati pesë orë kohë që ta paraqes deklaratën hyrëse. Në të, pati shumë akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së u konfirmua në nëntor të vitit 2020 dhe u ndryshua më pas në 3 shtator të vitit 2021, 29 prill dhe 30 shtator 2022.

 

Të fundit