Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Ministrja e jashtme kosovare para Këshillit të Sigurimit: Pavarësia e Kosovës është punë e kryer, babain ma ka vrarë regjimi i Beogradit

“Pavarësia e Kosovës është punë e kryer dhe do të ishte mirë për Serbinë sa më parë që e pranon këtë” Kështu ka deklaruar ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla në mbledhjen e sotme të Këshilli të Sigurimit të OKB-së duke iu kundërpërgjigjur kryediplomatit serb Nikola Selakoviç, i cili tha se “projekti i Republikës së Kosovës po shkon drejt dështimit”.
Na fjalën e saj para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit Gërvalla ka numëruar bëmat e Serbisë mbi shqiptarët, ndërsa ka përmendur edhe vrasjen e babait të saj, Jusuf Gërvalla.
“Baba im është vrarë nga regjimi i Beogradit në tokë të huaj, në Gjermani. Fëmijëve të mi u them se nuk ka të bëjë me serbët por Serbia duhet ta bëjë dallimin, duhet t’i sjellë kriminelët e luftës para drejtësisë. Kemi gjithë interesimin për të normalizuar marrëdhënien me Serbinë. Kemi interesimin për perspektivën evropiane dhe jo atë të mesjetës. Jemi vend i vogël por i posaçëm. Jemi të vegjël por qëndrojmë drejt. Kemi miq të besueshëm dhe jemi të besueshëm për ta”, tha Gërvalla.
Gërvalla ka deklaruar se Serbia duhet t’i sjellë kriminelët e luftës para drejtësisë, të luftojnë fashizmin, të ulen në tryezë e të flasin seriozisht, jo vetëm si marrëdhënie bilaterale por si qetësi për gjithë Ballkanin. Ajo tha se raporti i UNMIK-ut, në një nga pesë temat, flet edhe për vrasjet që kanë ndodhur në Kosovë nga një regjim vrastar serb. Gërvalla tha se nënat kosovare kërkojnë të dinë se ku i kanë fëmijët e tyre të pafajshëm, duke shtuar se si është e mundur që Serbia nuk ka ndjenja për këtë çështje.
“Si është e mundur që Serbia nuk ka kurrfarë lloj ndjenje për këto nëna, për fëmijët e tyre. Nuk po flaim për ngjarjet e shekullit të 19, nuk po flasim për luftën e parë botërore apo luftën e dytë botërore, po flasim dhe është një memorie e gjallë, viktimat që kanë mbijetuar janë kryesisht ende gjallë. Edhe shumica e atyre që kanë kryer këto vepra të paarsyeshme që kanë shkaktuar më shumë se 13 mijë viktima janë ende gjallë, ata gëzojnë jetën e tyre në Serbi e tjetërkund dhe shpesh herë edhe përmenden e përgëzohen për ato ngjarje. Tani imagjinoni shifrat për vendet e juaja. Këto viktima do të ishin 1.2 milionë rus të vrarë brenda një viti, 2. 6 milionë amerikan që do të ishin vrarë brenda një viti, do të thoshte 11. 6 milionë kinez të vrarë në Kinë për më pak se një vit, dhe bota ka parë se vetëm pak nga këta kriminel janë ndjekur, në shumicën e rasteve për sy e faqe dhe janë shfajësuar”, tha ajo.
Gërvalla shtoi se Serbia i ka bërë të të gjitha këto dhe as nuk e ka pranuar që krimet më të mëdha në Europë, pas Gjermanisë naziste janë në kryer në emër të Serbisë së madhe në pak dekadat e fundit.
“Serbia duhet të ballafaqohet me të kaluarën e vet dhe të bëhet komb i civilizuar e evropian. Serbia e ka kaluar një periudhë të errët, një mendësi mesjetare e kthyer nga e kaluara dhe ajo që e ka çuar Serbinë në racizëm e fashizëm në fund të viteve të 90-ta. Ne jemi krejtësisht të bindur që kur Serbia t’i pranojë këto fakte, nëse e adreson të kaluarën e vet të rrezikshme të destabilizimit dhe kur të ndalet nga ndërhyrja në vendet fqinje atëherë do të ketë potencial të stabilizojë sjelljen e vet dhe të bëhet vend normal dhe që fqinjët mos ta konsiderojnë bombë me sahat. Kur të arritën të gjitha këto, Serbia do të bëhet mbase vend i ndërlikuar por jo i rrezikshëm dhe atëherë do të mund t’i normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë. Serbia duhet ta bëjë këtë dallim, t’i sjellë kriminelët e luftës para drejtësisë, të luftojnë fashizmin, të ulen në tryezë e të flasin seriozisht, jo vetëm si marrëdhënie bilaterale por si qetësi për gjithë Ballkanin. Sa më herët që Serbia ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur, ne do të dalim nga situata. Ne mbesim të hapur me gjithë dëmin që na ka shkaktuar Serbia, të zgjatim dorën dhe të fillojmë një epokë të re”, ka thënë ai.
Gjatë fjalimit të saj, Gërvalla tha se në Kosovë do të bëhet reformë në drejtësi, investime dhe se do të ketë sundim të ligjit, duke shtuar se këtë e kanë kërkuar qytetarët me votën e tyre.
“Raporti i UNMIK është vetëm një javë pas krijimit të Qeverisë sonë të re. Shumica ka votuar që të çlirojë veten nga korrupsioni dhe krimi. Jemi në një udhëtim për të përmbushur vullnetin dhe kërkesat e popullit tonë, për ta bërë vendin tonë të ri plotësisht të njohur ku sundimi i ligjit dhe demokracia funksionojnë”.
Gërvalla, duke thënë se Kosova po vazhdon luftën e saj kundër pandemisë, ka falënderuar miqtë ndërkombëtarë që po e ndihmojnë vendin në sigurimin e vaksinave.
“Njëkohësisht me pandeminë po përgatitemi për implementimin e kësaj epoke me një sërë çështje që të lëmë një epokë të korruptuar prapa. Po përgatitemi për reforma në drejtësi, investime dhe sundim të ligjit në vend të korrupsionit në një shoqëri me mendësi evropiane. Njerëzit na kanë dhënë besimin e këtij ndryshimi historik dhe jemi të përkushtuar ta zbatojmë atë”.
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14