Flash News
Ambulanca përplas motorin në Tiranë, një i plagosur
Berisha: Rama dhe Balla organizuan atentat ndaj meje, por dështuan
Aktakuza e SPAK, Berisha: Sollën si provë korrupsioni bamirësinë e dhëndrit dhe vajzës sime
Berisha tregon skandalin: 'Monstrat' e SPAK publikuan emrat e fëmijëve autikë që pranuan bamirësi
Goditet grupi kriminal që shpërndante d*ogë afër shkollave në Tiranë, 24 të arrestuar, sekuestrohet 1.8 kg kokainë
Naim Murseli, ish-këshilltar i ish-presidentit të Kosovës Behgjet Pacolli, u arrestua sot si i dyshuar kryesor në vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona. 33-vjeçarja u ekzekutua në brendësi të mjetit me të cilin po udhëtonte me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët.
Sipas mediave kosovare i dyshuari Naim Murseli, e ka pranuar para hetuesve se e ka porositur vrasjen e bashkëshortes së tij te i dyshuari G.P.
Murseli i ka dhënë të dyshuarit G.P., 15 mijë euro para vrasjes, e 15 mijë të tjera do t’ia jepte pas kryerjes së veprës.
Ngjarja u raportua si një grabitje me pasojë vdekjen e një personi. Dy grabitës i ishin afruar mjetitnë të cilën ndodhej familja Murseli dhe pasi kishin marrë të gjitha sendet e tyre me vlerë, kishin qëlluar për vdekje Liridonën.
Murseli deklaroi natën e ngjarjes së rëndë se kishte marrë fëmijët dhe ishte larguar nga mjeti, ndërsa grabitësi kishte qëlluar me armë bashkëshorten e tij.