Flash News

Kosova

Naimi po përgatiste planin/ Publikohet pamjet pak momente para vrasjes së Liridonës

Naimi po përgatiste planin/ Publikohet pamjet  pak momente para vrasjes

Janë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë në restorantin ku darkoi Naim Murseli dhe Liridona Ademaj me fëmijët e tyre. Në pamjet  e publikuara nga mediat e Kosovs duket që  Naimi shkruan në telefon gjatë kohës.

Në të njëjtën kohë në lokal sipas videove ishte edhe dorasi Granit Plava.

Naim Murseli, dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridonës, duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës që ta kryente vrasjen. Ndërsa, Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për të kryer veprën penale vrasja e rëndë.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Murseli dyshohet se veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, Plava për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, derisa Kokalla për shkak të veprës penale “Marrëveshja për të kryer veprën penale Vrasje e rëndë.”.

Të fundit