Flash News

Kosova

Në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj

Gjykata Speciale pret që në fund të dhjetorit të përmbyllet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së. 

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë tha se mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të përgatitet për gjykim para 22 dhjetorit të këtij viti.

“Paneli i njofton palët dhe pjesëmarrësit se duhet të jenë të përgatitur të paraqesin përmbledhjet përfundimtare të gjykimit, si dhe deklaratën mbi ndikimin e krimeve të pretenduara te viktimat pjesëmarrëse në procedurë, para fillimit të pushimit gjyqësor, të hënën, më 22 dhjetor 2025”, u tha në shkresë.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti iKosovës, Rexhep Selimi, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata mohojnë akuzat.

Më 15 shtator, mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të nisë paraqitjen e provave.

 

Të fundit