Flash News

Kosova

Nënë e bir humbën jetën nga përmbytjet në Pejë, flasin familjarët: I gjetëm në oborr

Nënë e bir humbën jetën nga përmbytjet në

Nënë e bir humbën jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e vërshimeve të ujit në Pejë. Gjyshi i vogëlushit 5-vjeçar Milaim Ademaj duke folur për mediat në Kosovë rrëfeu momentin se si ndodhi ngjarja.

Ademaj tha se pavarësisht mundimeve për shpëtim, nuk ia dolën t’i nxjerrin trupat e gjallë.

Shi ka rënë, ka rrëshqitur një pjesë e kodrës, e ka nxënë shtëpinë, u mbush oborri plot ujë. Deri kur ka pas mundësi e ka mbajt muri, por më pas uji ka depërtuar brenda", tha ai.

Ai shtoi se pavarësisht mundimeve për shpëtim, nuk ia dolën t’i nxjerrin trupat e gjallë.

"Mezi i kemi shpëtuar dy fëmijët e tjerë, jemi munduar ta shpëtojmë nusen, sepse atë të voglin nuk e kemi pa askund, pastaj e kemi gjet në shtëpi të komshinjve, e nusen e kemi gjet në tretën shtëpi në bodrum”, tha Ademaj.

Gjithashtu afërmi i viktimave, Haki Rama teksa e përshkroi ngjarjen, tha se pavarësisht përpjekjeve për shpëtim, nuk arritëm të shpëtojnë gruan dhe djalin e saj.

Kjo është tmerrim, kurrë nuk ka ndodhë. Që 70 vjet i kam mbush këtu, dhe kurrë nuk ka qenë uji kështu. Rrugës me ecë uji kështu, e shpiat me ardhë në këtë gjendje, kurrë s’ka ndodhë. Pesë pare nuk i jepi për dëme, vetëm që janë hup gruaja me djalin… Ne të gjithë kemi vrapu t’i shpëtojmë, bile jam i sëmurë prej këmbës, gati uji më ka çu. Nuk kam mujt asgjë t’i ndihmojë. Vetëm shyqyr i kemi shpëtu një familje aty pranë, e kemi ngreh njeriun zhag deri e kemi shpëtu, se ai ka qenë i palëvizshëm”, tregoi Rama.

 

Të fundit