Flash News

Kosova

Nis sot në Kosovë fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale

Nis sot në Kosovë fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale

Në Kosovë nis sot zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor. Gjatë kësaj periudhe, kandidatët për kryetarë komunash dhe kuvendet komunale do të prezantojnë programet e tyre para qytetarëve.

Rrjeti “Demokracia në Veprim” u bëri thirrje partive dhe kandidatëve që të zhvillojnë një fushatë të qetë, të drejtë dhe demokratike, duke respektuar Kodin e Mirësjelljes dhe ligjet në fuqi.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë mbi 2 milionë qytetarë, përfshirë afro 44 mijë votues nga diaspora, të cilët mund të votojnë me postë nga 17 shtatori. Zgjedhjet do të mbahen në 938 qendra votimi me gjithsej 2.625 vendvotime.

Në garë janë 5.626 kandidatë, përfshirë 206 për kryetarë komunash. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 93 subjekte politike, përfshirë parti, iniciativa qytetare, koalicione dhe kandidatë të pavarur.

Të fundit