Flash News

Kosova

Nis takimi trepalësh në Ohër, Kurti e Vuçiç vihen përballë njëri-tjetrit

Nis takimi trepalësh në Ohër, Kurti e Vuçiç vihen

Takimi në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka nisur. Në kuadër është normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, ku të pranishëm janë dhe shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell dhe emisari për dialogun Miroslav Lajçak.

Fillimisht përfaqësuesit e BE-së u takuan ndarazi me Kurtin dhe Vuçiç, ndërsa takimi trepalësh nisi dy orë me vonesë, pasi planifikohej për në orën 13:30.

Pas takimit trepalësh Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme e siguri, Josep Borrell, do të japë një deklaratë për media, por ende nuk ka informacion se kur do të mbahet konferenca. Fokusi është zbatimi i planit franko-gjerman të propozuar nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri Kurti në një deklarim të sotëm për media ka thënë se ende s’ka një dokument të finalizuar dhe pa e pasur një të tillë s’mund të ketë përfundim të bisedimeve e rrjedhimisht as marrëveshje.

 

Të fundit