All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Kosova

Nuk ka marrëveshje në Bruksel, takimi i radhës Kurti-Vuçiç në 18 mars

All - Paragraf - 1

Nuk ka marrëveshje në Bruksel, takimi i radhës

Takimi i sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç përfundoi sërish pa marrëveshje.

All - Paragraf - 3

Pjesë e tryezës si ndërmjetësues ishin edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Borrell, në një konferencë për media pas takimit, tha se pati pajtueshmëri për Planin Evropian mes liderëve dhe se të dy treguan gatishmëri për të gjetur zgjidhje.

Liderët kanë treguar sjellje të përgjegjshme dhe gatishmëri për të gjetur zgjidhje. Kam kënaqësinë të lajmëroj që Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar që jo më shumë diskutime janë të nevojshme për propozimin evropian, i cili ka titullin normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Le të kuptohet se Kurti e Vuçiq e kanë pranuar përfundimisht planin franko-gjerman. Teksti i propozimit do të publikohet shumë shpejt” u shpreh Borrell.

Borrell, mes tjerash, tha se pritet që gjatë marsit, të ketë edhe një takim tjetër i cili do të finalizonte zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, takimin e sotëm e quajti shumë të vështirë dhe ka insistuar për zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit, por që sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar,.

“Nuk është arritur asgjë përveç që do të bisedojmë. Si të bisedojmë kur ka kundërshtime për Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Së pari duhet të zbatohet, sido që ta ktheni, Asociacioni është në rend të parë. Pastaj do të shohim çfarë do të ndodh tutje. Kam ardhur për të nënshkruar një propozim”.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se mes palëve pati pajtueshmëri teksa e konsideroi dëm mosnënshkrimin e marrëveshjes këtë të hënë.

“Për Asociacionin është neni dhjetë fjalia e fundit e nenit të fundit. Për këtë jam përgjigjur. Është koha të mos jap unë interpretime dominuese pikërisht në momentin kur teksti mund të lexohet nga gjithë. Është marrëveshje që plotësisht vendos barazi të palëve, është marrëveshje e simetrisë e fqinjësisë së mirë e edhe bashkëpunimit në të ardhmen, në mënyrë demokratike e evropiane gjithmonë”.

Kujtojmë se ky ishte takimi i parë që iu kushtua propozimit të Bashkimit Evropian me mbështetjen e Francës dhe Gjermanisë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq, është paralajmëruar se do të ketë takime të tjera me 18 mars.

 

Të fundit