Flash News

Kosova

"Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, nis protesta për vrasjen e Lirdonës në Prishtinë

"Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, nis protesta për vrasjen

Ka nisur në Prishtinë protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist me moton “nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.

Protesta e nxitur nga vrasja mizore e 30-vjeçares Liridona Ademaj me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murselit të mërkurën e 29 nëntorit, nisi sot në me thirrjet “liri barazi, solidaritet”.

Protestuesit përmendën emrat e grave të vrara përgjatë viteve në Kosovë, duke kërkuar drejtësi për secilën prej tyre.

“Poshtë patriarkati” dhe “nuk ka paqe pa çlirimin e grave”, ishin disa nga thirrjet tjera në protestë.

 

 

Të fundit