Flash News

Kosova

"Nuk nxori një lot", mësuesja e Liridona Ademajt tregon momentin kur Naimi i dha lamtumirën

"Nuk nxori një lot", mësuesja e Liridona Ademajt tregon

Teuta Haxhiu, mësuesja e Liridona Ademajt, ka rrëfyer momentin kur Naim Murseli i dha lamtumirën e fundit bashkëshortes e tij.

Për Euronews Albania, Hoxha ka treguar se në momentin kur Naimi i ka dhënë lamtumirën bashkëshortes, të cilën dyshohet se ka paguar për ta vrarë, ka qenë shumë i ftohtë.

Ajo tregon se Naimi as nuk e ka përqafuar Liridonën e ndjerë.

“Asnjëherë nuk do të largohet prej mendjes time. Kishte një mavijosje në syrin e majtë. Nuk e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi, vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi. Nuk nxori një lot. U thashë kolegëve si është e mundur që bashkëshorti nuk e përqafon në këtë ditë kur ai nuk do e shoh më”, tha ajo.

Të fundit