Flash News

Kosova

‘Open Balkan’, Osmani: I rrezikshëm! Pengon integrimin evropian, nuk e lejojmë

‘Open Balkan’, Osmani: I rrezikshëm! Pengon integrimin
Në foto/ Presidentja e Kosovë Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi se ideja e nismës ‘Open Balkan’ është e rrezikshme dhe vonon integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një vizite në Gjermani, Osmani u shpreh se nisma e kryeministrit Edi Rama, presidentit serb Alaksandër Vuçiç dhe kryeministrit të RMV Zoran Zaev, është një tentativë për të zëvendësuar ‘Procesin e Berlinit’.

“Open Balkan është i rrezikshëm, dhe e vonon integrimin evropian, dhe provon të zëvendësojë Procesin e Berlinit, gjë që është e pamundur dhe ne nuk do të lejojmë që të ndodh”, ka thënë presidentja Osmani.

Një ditë më parë në takimin me kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministri Edi Rama deklaroi se ’Open Balkan’ është një mundësi për të përshpejtuar ‘Procesin e Berlinit’, ndërsa Kosovae “rri e bën teori konspirative”.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shfaq hapur kundër nismës teksa theksoi se “Open Balkan nuk ka BE-në brenda.”

 

Të fundit