Flash News

Kosova

Osmani krahason Vuçiçin me Millosheviçin: Kërkon të shembë gjithçka

Osmani krahason Vuçiçin me Millosheviçin: Kërkon

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani akuzoi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç se është duke ndjekur gjurmët e paraardhësit të tij, Sllobodan Millosheviç.

Në një postim në rrjete sociale, Osmani shkruan se njësoj si Millosheviç shkatërroi Bosnjen, Kroacinë dhe Kosovën, ashtu edhe Vuçiç kërkon të shembë gjithçka që është arritur në bashkëpunim me SHBA dhe BE.

“Mbi 2 dekada pasi Millosheviçi shkatërroi Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën. Vuçiç tani po përpiqet të shkatërrojë gjithçka që kemi arritur së bashku me SHBA dhe BE për paqen, lirinë dhe bashkëjetesën mes bashkësive të ndryshme. Ne do të punojmë me aleatët tanë dhe nuk do të lejojmë që këto arritje të zhbëhen. Liria do të mbizotërojë”, deklaroi presidentja.

Të fundit