Flash News

Kosova

Osmani kritika BE-së, shigjeton edhe Vuçiç: Po u hapet dera atyre që shkojnë Moskë

Osmani kritika BE-së, shigjeton edhe Vuçiç: Po u hapet dera

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani foli për mediat para nisjes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Osmani u tregua kritikuese ndaj Bashkimit Evropian, kur tha se Kosovës i është bërë një bllokadë totale, edhe pse është treguar korrekte me reformat.

Presidentja theksoi se më shumë po u hapet dera atyre që shkojnë në Moskë, duke shigjetuar Vuçiçin.

“Ka një bllokadë totale nga ana e BE-së, nuk vlerësohet puna jonë, nuk vlerësohen reformat e ndërmarra, nuk vlerësohet fakti që ne jemi 100% me politikat e tyre sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe politikave të tjera. Për fat të keq po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë. Më shumë po iu hapet dera atyre që shkojnë në Moskë te Putini sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër veç BE-së”, deklaroi Osmani.

Të fundit