Flash News

Kosova

Presidenca: S’pranojmë të marrim pjesë në asnjë lloj dialogu ku flitet për kufijtë e Kosovës

Presidenca: S’pranojmë të marrim pjesë në asnjë

Këshilltari për Media i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka deklaruar se qëndrimi i saj është i njohur rreth idesë së lëvizjes së kufijve.

Sipas tij,  Vjosa Osmani nuk do të marrë pjesë në asnjë takim negociatash ku temë e diskutimit do të jetë territori i Republikës së Kosovës.

"Qëndrimi i Presidentes Osmani është i njohur. Nuk pranojmë dhe nuk do të jemi pjesë e asnjë lloj dialogu që temë diskutimi e ka territorin e Republikës së Kosovës, që prekë tërësinë territoriale dhe rendin kushtetues të saj”, ka thënë ai për Express, i pyetur rreth “letrës sllovene”, në të cilën flitet për vendosje të re të kufijve të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.

Të fundit