Flash News

Kosova

Presidenti i Kosovës, ende pa konsensus për Vjosa Osmanin  

Presidenti i Kosovës, ende pa konsensus për Vjosa Osmanin  

Ende nuk janë mbledhur nënshkrimet për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, konfirmojnë zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila mban dhe shumicën në Kuvend.

Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë kësaj jave mori vendimin që të mos bëjë bllokime në procesin e zgjedhjes së presidenti të vendit.

Prania e deputetëve të LDK-së në seancën e Kuvendit të Kosovës, kur do të votohet për zgjedhjen e presidentit, është e domosdoshme për mundësimin e kuorumit në këtë proces.

Për zgjedhjen e presidentit, nevojiten dy të tretat e votave.

Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

 

 

Të fundit