Flash News

Kosova

Presidentja e Komisionit Evropian shkon sot në Prishtinë, takim me Osmanin dhe Kurtin

Presidentja e Komisionit Evropian shkon sot në Prishtinë, takim me

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të shkojë sot në Prishtinë. Ajo do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Vizita e von der Leyen në Kosovë vjen në një kohë, kur situata në veri është e tensionuar për shkak të reciprocitetit të targave.

Një ditë më parë ajo ishte në Tiranë, ku tha se Kosova dhe Serbia duhet të shtensionojnë situatën përmes dialogut.

Presidentja e Komisionit Evropian po zhvillon një vizitë në Ballkanin Perëndimor, në fokus të së cilës është integrimi i këtij rajoni.

 

Të fundit