Flash News

Kosova

Pse nuk e njihni pavarësinë e Kosovës? Ja si përgjigjet Ambasadori i Palestinës

Pse nuk e njihni pavarësinë e Kosovës? Ja si përgjigjet

Ambasadori i Palestinës në Tiranë, Sami Mhanna ka treguar arsyen pse shteti i Palestinës nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ambasadori tha se kjo pyetje i është bërë shpesh në media dhe se është i vetëdijshëm për përkrahjen e shqiptarëve ndaj Palestinës ndërsa theksoi se shteti palestinez nuk ka asnjë problem me popullin e Kosovës.

“Që kur Kosova vendosi ambasadën e saj në Jerusalem, ne e konsiderojmë atë një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Kjo është arsyeja pse Palestina nuk e njeh Kosovën,” deklaroi ambasadori.

Lidhur me qëndrimin e Shqipërisë në forumet ndërkombëtare, ku shpesh është pozicionuar në mënyrë neutrale ndaj çështjes palestineze, ambasadori u shpreh i zhgënjyer.

"Do të doja që qeveria shqiptare të na mbështeste më shumë. Nuk e kuptoj pse Shqipëria abstenon në forumet ndërkombëtare dhe pse na e ka kthyer shpinën, kur lufta nuk është mes Izraelit dhe Hamasit, por mes Izraelit dhe popullit tonë,” u shpreh ai.

Ai shtoi se do të dëshironte që shqiptarët të flisnin më shumë për çështjen palestineze dhe të tregonin më shumë solidaritet.

Të fundit