All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Kosova

Pse nuk ka reaguar ende Vjosa Osmani për marrëveshjen Kosovë-Serbi në Bruksel?

All - Paragraf - 1

Pse nuk ka reaguar ende Vjosa Osmani për marrëveshjen

Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje në Bruksel lidhur me çështjen e targave dhe atë të veriut.

All - Paragraf - 3

Ndonëse reagimet deri tani kanë qenë të shumta nga zyrtarë vendas dhe të huaj, bie në sy se vetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deri tani nuk ka publikuar ende asnjë qëndrim zyrtar.

Mediat në Kosovë ngrenë pikëpyetje lidhur me këtë heshtje të deritanishme të Osmanit.

Sipas tyre, ende nuk dihet se cilat janë arsyet që kryetarja e shtetit nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar për këtë çështje, kur dihet se gjatë ditëve të fundit ajo ka qenë përfshirë vazhdimisht në thirrjet për ç’tensionim të situatës.

Osmani nuk ka reaguar as për refuzimin e qeverisë Kurti për gaz-sjellësin amerikan, projekt për të cilin ajo kërkonte me ngulm që të miratohet.

Marrëveshja e sotme në Bruksel nga opozita është cilësuar si “kthim prapa” dhe “dorëzim i sovranitetit”.

Madje qarqe të shumta në Serbi, marrëveshjen në fjalë e kanë cilësuar si fitore për Beogradin.

Marrë parasysh pikat e marrëveshjes, Policët Specialë të Kosovës që nga e shtuna do të tërhiqen nga Bërnjaku dhe Jarinja.

Atje për dy javë rresht do të qëndrojnë forcat e KFOR-it. 

 

Të fundit