Flash News

Kosova

Qeveria e Kosovës miraton masat e reja anti-Covid

Qeveria e Kosovës miraton masat e reja anti-Covid

Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja anti-Covid. Duke nisur nga e hëna (nesër) do të ndryshojë orari i lëvizjes, duke rikthyer oraret më të gjata të lëvizjes.

Kufizimi i ri do të jetë  nga ora 22:30 deri në 5 të mëngjesit.

Po ashtu do të rihapen lokalet, hotelet, qendrat tregtare dhe restorantet (gastronomia).

Më 7 prill në Kosovë hynë masat e reja shtrënguese ku disa prej subjekteve të mësipërme iu ndalua hapja, por duket se në Kosovë do të ketë një rihapje.

Të fundit