Flash News

Kosova

Kosova jep për fundvit nga 100 euro shtesë për pensionistët, dyfishin e bonusit në Shqipëri

Kosova jep për fundvit nga 100 euro shtesë për pensionistët,

Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 100 euro shtesë për pensionistët për muajin dhjetor.

Vendimi është marrë në mbledhjen e së mërkurës.

Për të gjithë pensionistët këtë fundvit, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këtë kategori të cenueshme, do të miratojmë shtesën e njëhershme prej 100 eurove, përveç pensionit të rregullt mujor që marrin”, tha kryeministri Albin Kurti.

Ndërkohë, kujtojmë se edhe qeveria shqiptare miratoi vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe personave të tjerë që përfitojnë trajtime financiare, me bonusin e fundvitit, por në masën 5 mijë lekë të reja.

Shpërndarja nisi nga dita e hënë së bashku me pensionet mujore përgjatë muajit dhjetor, nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

 

 

 

Të fundit