Flash News

Kosova

Qeveria Rama e refuzoi? Reagon zv,kryeministri i Kosovës: Spekulime! Nuk ka qenë i planifikuar

Qeveria Rama e refuzoi? Reagon zv,kryeministri i Kosovës: Spekulime!  Nuk

Këshilltari për mediat i zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi ja hedhur poshtë lajmet se qeveria Rama ka refuzuar pjesëmarrjen në takimin e sotëm me liderët e rajonit për shkak të protokollit.

Këshilltari Klisman Kadiu sqaron në rrjetet sociale se pjesëmarrja e Bislimit në Tiranë nuk ka qenë e planifikuar, dhe aq më pak i konfirmuar.

“Lajmi i djeshëm për pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit Bislimi në takimin joformal në Tiranë nuk është i vërtetë. Nuk ka qenë i planifikuar e aq më pak i konfirmuar. Meqë nuk ka patur asnjë konfirmim nga zëvendëskryeministri Bislimi, atëherë nuk ka mundur as t’i refuzohej pjesëmarrja apo prania e tij. Prandaj edhe raportimet nga disa media shqiptare në lidhje me refuzimin nuk janë gjë tjetër veçse spekulim dhe duke qenë i tillë veç mund të spekulojmë për origjinën e tij”, ka shkruar Kadiu.

 

Të fundit