Flash News

Kosova

“Radoiçiç do bëhet Adem Jashari i serbëve”, Kurti tregon çfarë tha Vuçiç në Bruksel

“Radoiçiç do bëhet Adem Jashari i serbëve”,

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar një nga takimi me Aleksandër Vuçiç më 2 maj, duke zbardhur edhe planin e Milan Radoiçiç në Kosov.

Kurti tha se Vuçiç është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin, dhe se në “takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve”.

Kurti shprehet se Vuçiç dëshironte ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve”, për serbët e Kosovës.

“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radoiçiç do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, ka shkruar Kurti në facebook.

Të fundit