Flash News

Kosova

Rama propozoi që KFOR të marrë kontrollin e veriut, i përgjigjet Kurti: E para është policia

Rama propozoi që KFOR të marrë kontrollin e veriut, i

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar deklaratën e Ramës, i cili propozoi që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës.

Në një intervistë për median boshnjake “Istraga”, Kurti ka thënë se kudo në Kosovë e para përgjigjet policia e pastaj KFOR e EULEX dhe se kjo formulë nuk duhet ndryshuar.

“Për propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës: “Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë – e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet ndryshuar”, ka thënë Kurti për “Istraga”.

Të fundit