Flash News

Kosova

Reciprociteti/ Kurti: Ose Kosova dhe Serbia t’i mbajnë targat e përkohshme, ose t’i heqin

Reciprociteti/ Kurti: Ose Kosova dhe Serbia t’i mbajnë targat e

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në zyrën e tij ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e zyrës së Bashkimit Evropian për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit të targave.

Kryeministri Kurti gjatë diskutimit ka theksuar s, si Serbia ashtu edhe Kosova kanë vetëm dy mundësi: ose të dyja t’i mbajnë targat e përkohshme ose t’i heqin po të dyja.

“Te ky reciprocitet i targave të përkohshme për vetura ose Kosova dhe Serbia kanë të dyja të drejtë, ose e kanë të dyja gabim. Pra, ose do t’i mbajmë aso lloj targash të dyja shtetet, ose le t’i heqim ato edhe Kosova edhe Serbia”, theksoi kryeministri Kurti.

Sipas Kurtit, në pikë kufitare të Jarinjes nuk është raportuar asnjë incident mes forcave të Njësisë Speciale të Kosovës dhe udhëtarëve serbë.

“Prania e tyre aktuale është aty për shkak se dhjetëra protestues kanë bllokuar me makineri rrugët që çojnë te pikat kufitare 1 dhe 31 e në afërsi të tyre. Policia ka biseduar me protestuesit dhe nuk i ka cenuar ata,” ka thënë më tej Kurti.

Ndërkohë që disa orë më parë, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare foli edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ai kërkoi nga qeveria kosovare  tërheqjen e trupave nga veriu i Kosovës dhe normalizimin e situatës, teksa i bëri thirrje Bashkimit Evropian për një reagim të menjëhershëm.

 

Të fundit