Flash News

Kosova

Roja që u bë prokuror në Hagë kërcënoi ish-krerët e UÇK-së

Roja që u bë prokuror në Hagë kërcënoi

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka shprehur shqetësime për praninë e prokurorit John Devaney.

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë publikuar transkriptin e seancës së 27 marsit 2025, pasi Thaçi ka pretenduar se Devaney, i cili më herët kishte punuar në Njësinë e Paraburgimit, e kishte kërcënuar dhe cenuar fizikisht.

Sipas transkriptit, Thaçi ka deklaruar se Devaney ishte prezantuar me role të ndryshme gjatë kohës së paraburgimit – si roje, hetues, zëvendësshef dhe shef i qendrës – duke shtuar se ky person kishte kryer veprime të rënda ndaj të paraburgosurve.

Ai tha se ndihej i papërfaqësuar dhe i respektuar nga fakti që “dikush që dje ishte roje, sot është prokuror”.

“Ky prokuror ka pasur qasje në informacione që nuk do të duhej t’i kishte. Nuk ndihemi të respektuar – as ligjërisht e as njerëzisht”, theksoi Thaçi.

Avokati i tij, Luka Mishetiq, konfirmoi se bëhej fjalë për prokurorin që kishte punuar më parë në paraburgim, gjë të cilën e pranoi edhe vetë Devaney, duke shtuar se punësimi i tij kishte përfunduar në fund të vitit 2022.

Të fundit