All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Kosova

Rrëmbimi i policëve, Kurti kritik me KFOR-in: Pse nuk doli me sqarim?

All - Paragraf - 1

Rrëmbimi i policëve, Kurti kritik me KFOR-in: Pse nuk doli me sqarim?

Kryeministri Albin Kurti është shfaqur kritik me KFOR-in e NATO-s, pasi sipas tij nuk pati një reagim të menjëhershëm mbi rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga serbët.

All - Paragraf - 3

Në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Kurti tha se KFOR-i nuk doli me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen.

Kryeministri tha se bëhet fjalë për njësinë antiterroriste të Serbisë dhe atë ushtarake me të cilat duhet të merret KFOR-i.

“Ajo që më habitë se pse nuk del KFOR-i me sqarim që ishte në vend te ngjarjes. Ky vend qartazi është në Republikës së Kosovës.

Edhe automjeti edhe ushqimi që kanë ngrënë policët është thellë në territorin e Kosovës. Bëhet fjalë për dy formacione të armatosura, njësia speciale antiterroriste e Serbisë dhe njësia speciale ushtarake me të cilat duhet të merret KFOR-i.

Janë gjetur gjurmë, pranga të plastikës, çizme të huaja që shkojnë në drejtim të Serbisë”, tha Kurti në konferencë.

Të fundit