Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Rreth katër muaj pas sulmeve kundër KFOR-it në veri: Ku arritën hetimet?

Gati katër muaj pas dhunës në veri të Kosovës, KFOR-i thotë se pret që Prishtina dhe Beogradi t’i nxjerrin para drejtësisë të gjithë autorët e sulmeve ndaj ushtarëve të tij.
Më shumë se 90 pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë u plagosën në fund të majit, kur protestat e popullatës lokale serbe kundër kryetarëve shqiptarë të komunave u shndërruan në përleshje të dhunshme.
Në Kosovë, deri më tani, janë arrestuar dhjetë persona për “pjesëmarrje në protesta të dhunshme” dhe sulme ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.Komandanti i KFOR-it, Angelo Ristuccia, tha më 19 shtator se nuk ka informacione të reja rreth hetimeve, por se e di se autoritetet e Kosovës janë duke punuar në to. Ai tha se shpreson që edhe autoritetet në Beograd t’i hetojnë ata persona që “u kthyen në Serbi” pas trazirave.
Ristuccia tha se edhe KFOR-i pret që të gjithë autorët e dhunës “të ndiqen penalisht menjëherë”.
Çfarë thonë në Beograd?
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se a po punohet në këtë rast dhe a do të arrestohen autorët e dhunës që gjenden në Serbi.
REL-i pyeti edhe Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë në lidhje me pretendimet se ata që kanë marrë pjesë në protesta të dhunshme në veri të Kosovës, gjenden në Serbi, por nuk mori përgjigje.
Tensionet në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – filluan më 26 maj, kur grupe të serbëve lokalë u mblodhën para ndërtesave komunale, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në këto ndërtesa.
Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur demonstruesit në komunën e Zveçanit u përleshën me pjesëtarë të KFOR-it.
Nëntëdhjetë e tre ushtarë të KFOR-it u plagosën rëndë dhe lehtë, ashtu si edhe disa protestues.
“Dihet saktësisht se kush ishte atje, çfarë është dhe nga vjen. Dihet, gjithashtu, se ata nuk kanë mundur të veprojnë pa koordinim me Listën Serbe dhe me Serbinë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Dushan Janjiq, nga Forumi joqeveritar për Marrëdhënie Etnike, me seli në Beograd.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e autoriteteve në Beograd, i dënoi sulmet ndaj KFOR-it, por edhe arrestimet e serbëve që lidhen me këto sulme.
Pas dhunës në Zveçan më 29 maj, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u bëri thirrje demonstruesve që “të mos hyjnë në konflikt me NATO-n” dhe të protestojnë në mënyrë paqësore. Ai e fajësoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për trazirat, duke thënë se Kurtit “i konvenon të ketë konflikt mes NATO-s dhe serbëve”.
Qeveria e Kosovës, në anën tjetër, këmbëngul se pas trazirave të fundit në veri të Kosovës qëndron Beogradi zyrtar dhe “grupet kriminale të afërta me Vuçiçin”.
Çfarë thonë në Prishtinë?
Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria e Kosovës nuk iu përgjigjën pyetjeve të REL-it për ecurinë e hetimeve të sulmit ndaj ushtarëve të NATO-s, sa persona janë duke u hetuar dhe nëse të gjithë ata janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.
Nga dhjetë personat që u arrestuan në lidhje me trazirat, disa u liruan për t’u mbrojtur në liri, ndërsa dy pjesëtarë të komunitetit serb u dëbuan nga Kosova.
Më 2 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u tha deputetëve në Kuvendin e Kosovës se institucionet kanë identifikuar 45 persona, që kanë lidhje me trazirat dhe me sulmet ndaj KFOR-it, dhe i lexoi publikisht emrat e tyre.
Ai, po ashtu, tha se në mesin e të tubuarve në protestën në Zveçan më 29 maj, kishte edhe tifozë të klubit beogradas të futbollit “Cervena zvezda”.
Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, i cili monitoron punën e policisë, prokurorisë dhe gjykatave, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë iniciuar disa raste në lidhje me sulmet ndaj KFOR-it.
“Rastet e tilla janë duke u hetuar dhe disa persona të arrestuar janë duke u hetuar përmes procedurave të rregullta gjyqësore”, thotë ai.
Kush janë personat që i sulmuan ushtarët e NATO-s?
Si pjesëmarrës kryesorë në sulmet kundër KFOR-it, autoritetet e Kosovës i emëruan pjesëtarët e organizatave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” – që të dyja të shpallura terroriste nga Prishtina zyrtare.
Si lider i “demonstruesve të dhunshëm” dhe organizator i sulmeve ndaj KFOR-it u identifikua Millun Millenkoviç – Llune, i cili u arrestua më 13 qershor dhe është ende në paraburgim.
Ai akuzohet për tri vepra: terrorizëm, ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Kosovës dhe rrezikim të personelit me mbrojtje ndërkombëtare.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se Millenkoviç “është një nga liderët e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe lider i grupeve kriminale që me vite i terrorizojnë qytetarët, i sulmojnë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”.
Në Mitrovicën e Veriut u mbajtën protesta pas arrestimit të Millenkoviçit.
Lista Serbe kërkoi amnisti për të gjithë serbët e arrestuar që kanë marrë pjesë në protesta kundër vendimeve të Qeverisë së Kosovës.
A ka bashkëpunim mes Kosovës dhe Serbisë?
Në fund të qershorit, kryeministri i Kosovës kërkoi nga Serbia që t’i tërheqë “demonstruesit e saj të dhunshëm para ndërtesave komunale dhe vendeve përreth”, si dhe të bashkëpunojë në ndjekjen penale të atyre që i kanë shkelur ligjet e Kosovës. Kosova dhe Serbia nuk bashkëpunojnë drejtpërdrejt në hetime.
Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, i tha REL-it se çështja e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lidhur me hetimet e sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it, është “jashtë mandatit të EULEX-it”.
Në përshkrimin e mandatit të këtij misioni, që gjendet në ueb-faqen e tij, thuhet ndër të tjera se “EULEX-i mbështet Policinë e Kosovës në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, duke lehtësuar shkëmbimin e informacioneve ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Interpol-it, Europol-it, ose Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë”.
Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, beson se Serbia është një “parajsë për individët që kryejnë vepra kriminale në Kosovë”, sepse Beogradi refuzon të bashkëpunojë rreth ekstradimit apo ndjekjes së tyre penale.
“Një qasje e tillë paraqet edhe shkelje të standardeve të sundimit të ligjit. Vërtet duhet të ketë më shumë presion nga BE-ja”, thotë Miftaraj.
Edhe Janjiç, nga Forumi i Beogradit për Marrëdhënie Etnike, thotë se Serbia duhet të japë informacione dhe t’i dorëzojë përgjegjësit për sulme ndaj ushtarëve të NATO-s.
“Nëse keni nevojë që KFOR-i t’ju bindë publikisht për këtë, atëherë keni një problem të madh në vend dhe pasoja edhe më të mëdha politike nga mosveprimi juaj”, thotë Janjiç.
Janjiç shton se Serbia i është shmangur “reagimit të ashpër” të KFOR-it, për faktin se asnjë ushtar i NATO-s nuk ka vdekur, përkundër lëndimeve të rënda.
“Kjo është një krizë shumë serioze e mosbesimit në Beograd. Natyrisht, nuk ka një vetëdije më të madhe se ne jemi në një lojë të rrezikshme, e cila quhet krizë sigurie”, thotë ai.
Ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm ku pjesëmarrësit në trazira apo të akuzuarit për krime në Kosovë, strehohen në Serbi, ku edhe jetojnë të lirë.
Nënkryetari i Listës Serbe në Kosovë, Millan Radoiçiç, prej vitesh ndodhet në Serbi, ku edhe merr pjesë në takime me zyrtarë të lartë, edhe pse Prishtina zyrtare e akuzon për përfshirje në rastin “Brezovica”, që ka të bëjë me ndërtimet pa leje.
Më herët, për Radoiçiçin ishte lëshuar një urdhërarrestim nën dyshimin se ishte i lidhur me vrasjen e politikanit opozitar serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç. Megjithatë, ky urdhërarrestim u tërhoq pa ndonjë shpjegim në mars të vitit 2021. Radoiçiq ishte ende në Serbi atëkohë.
Radoiçiç gjendet edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, së bashku me biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Vesellinoviç, dhe me dhjetë serbë të tjerë, nën dyshimet se u përkasin rrjeteve korruptive të lidhura me krimin e organizuar ndërkombëtar.
Instituti i Kosovës u bën thirrje politikanëve që të mos i komentojnë hetimet
Miftaraj thotë se Instituti i Kosovës për Drejtësi vazhdimisht kërkon nga politikanët që të mos i komentojnë publikisht rastet në zhvillim, të cilat janë objekt i hetimeve penale ose i procedurave gjyqësore.
“Një sjellje e tillë mund të kuptohet si ndikim në pavarësinë e punës së gjyqësorit, por edhe të ndikojë në paanshmërinë dhe konfidencialitetin e hetimeve”, thekson ai.
Kjo, thotë Miftaraj, i referohet kryeministrit Kurti, i cili publikisht i lexoi emrat e personave për përfshirje të dyshuar në sulme, por edhe Listës Serbe, e cila i dënon vazhdimisht arrestimet.
“Politikanët në Kosovë duhet të dërgojnë mesazhe që promovojnë një mjedis paqësor dhe kontribuojnë në bashkëjetesë, e jo e kundërta”, thotë Miftaraj.
KFOR-i vazhdon t’i ruajë ndërtesat e tri komunave në veri të Kosovës. Më 27 qershor, përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, prezantoi një plan për uljen e tensioneve atje.
Plani përfshin tërheqjen e njësive speciale të policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave nga këto objekte në ndërtesa alternative, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe fillimin e procedurave gjyqësore kundër demonstruesve që sulmuan trupat e KFOR-it.
Nga Serbia pritet të mundësojë pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje dhe të sigurojë se ata nuk do të frikësohen për shkak të zgjedhjeve të tyre personale për të votuar, si dhe t’u ofrojë mbështetje autoriteteve përgjegjëse në procedurat kundër sulmuesve, gjatë protestave në veri.
Trazirat dhe dhuna në veri penguan dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për normalizimin e marrëdhënieve, i cili zhvillohet që nga viti 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Pa përparim përfundoi edhe takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 14 shtator në Bruksel./REL
Të fundit
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14