Flash News

Kosova

Rritet kurba e infektimeve në Kosovë, mbi 2.000 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid-19

Rritet kurba e infektimeve në Kosovë, mbi 2.000 raste të reja dhe
Foto Ilustruese/ Testi Covid-19

Shifrat e infektimeve në Kosovë kanë pësuar një rritje të ndjeshme, pas përhapjes me ritme të shpejta të variantit 'Delta'.

Të paktën në 24 orët e fundit janë regjistruar 2,110 raste të reja me Covid-19, shifra më e lartë e regjistruar deri tani pas konfirmimit se varianti ‘Delta’ po qarkullonte në vend.

Janë shënuar 4 humbje jete duke e çuar në 2,295 numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë që 130 qytetarë kanë arritur të fitojnë betejën me koronavirusin.

Aktualisht numri i rasteve aktive është rritur ndjeshëm ku numërohen 12,159 pacientë aktivë në të gjithë vendin.

Kosova paralajmëroi se prej datës 20 gusht do të ndryshojnë masat antiCovid. Klubet e natës do të mbyllen, ndërsa restorantet dhe kafeteritë do ta kufizojnë veprimtarinë e tyre deri në orën 22:30. Askush nuk do të lejohet të hyjë pa pasur dëshminë e vaksinës ose testin negativ PCR.

 

 

Të fundit