Flash News

Kosova

Rritet presioni ndaj Kosovës, Escobar: Të krijohet asociacioni i komunave me shumicë serbe

Rritet presioni ndaj Kosovës, Escobar: Të krijohet asociacioni i

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është shprehur në të njëjtën linjë me këshilltarin e DASH, Chollet për çështjen e krijimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ai ka thënë se ky është obligim ligjor dhe Kosova nuk mund t’i shmanget kësaj përgjegjësie.

“Asociacioni është obligim juridik ndërkombëtar i Kosovës, Serbisë dhe BE-së, që udhëhoqi procesin dhe ne vendosëm ta mbështesim. Ndaj nga ajo përgjegjësi nuk mund të shpëtojë një parti ose një individ”, tha Escobari.

Escobari shtoi se ka dëgjuar propozime shumë konstruktive nga shoqëria civile, një grup multietnik që dëshiron të formohet si asociacion, si dhe nga organizatat hulumtuese që propozuan se si Asociacioni mund të funksionojë pa rrezikuar funksionalitetin e Kosovës apo Kushtetutën dhe ligjet.

“Këta janë partnerët që unë do të filloj t’i kërkoj për të na ndihmuar të nxjerrim disa ide dhe të çmitizojmë dhe lehtësojmë disa nga frikat që njerëzit mund të kenë për zbatimin e asaj marrëveshjeje”, deklaroi Escobari.

 

Të fundit