Flash News

Kosova

SHBA i kërkoi krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kurti: Pse nuk është e mundur

SHBA i kërkoi krijimin e asociacionit të komunave me shumicë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën po e kërkojnë edhe amerikanët.

Në një intervistë për të përditshmen austriake “Der Standard”, Kurti ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon formimin e Asociacionit mbi baza etnike. Këtu ai ka cituar paragrafin e parë të Planit të Ahtisarit ku thuhet se “Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike”.

“Pra, mund të kërkohet bashkim përgjatë maleve të Rugovës apo maleve të Sharrit, por ai nuk duhet të bazohet në identitet kombëtar”, ka thënë Kurti duke shtuar se pyet veten pse marrëveshja e Ahtisarit nuk duhet të jetë e mjaftueshme pasi ajo mbron shumë të drejta të serbëve në Kosovë.

“Kur bëhet fjalë për Asociacionin e Komunave Serbe, dua t’i referohem edhe Bosnje-Hercegovinës. Më 26 prill 1991, 14 komuna me shumicë serbe atje u bashkuan dhe themeluan një shoqatë; më 9 janar 1992 shpallën pavarësinë dhe më 28 shkurt 1992 miratuan kushtetutën, më 14 shkurt 1992”, shtoi ai.

Gjithashtu ka theksuar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nuk e dëshiron asociacionin, pasi sipas Kurtit, nuk mund ta duash  e të thuash cdo javë “nuk e njohim shtetin e Kosovës”.

 

 

Të fundit