Flash News

Kosova

"S’bëjmë pazare", Kurti nuk pranon shkëmbimin e efektivëve të rrëmbyer me kriminelin serb

"S’bëjmë pazare", Kurti nuk pranon shkëmbimin e

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka rrëzuar në mënyrë kategorike mundësinë për të shkëmbyer tre efektivët e rrëmbyer nga Serbia me kriminelin Lune të arrestuar nga autoritetet e Kosovës.

Kurti tha për mediat se Kosova është një vend demokratik dhe nuk bën pazare.

Përpos kësaj, Kurti iu kërkoi gazetarëve të mos flisnin në emër të Beogradit, pasi një kërkesë të tillë nuk e ka dëgjuar.

“Tre policët që janë rrëmbyer nga njësia speciale  e Serbisë kanë qenë aty në një rrugë që dikur ishte ilegale. Përballë tyre kanë pasur njësitë serbe, në anën tjetër ne e kemi një kriminel serb si Llune që nuk është bërë kriminel me 26 maj por ka dosje të trashë të shkeljeve ligjore të kryera në Kosovë. Në Kosovë ka sundim ligji, arrestimi i Llunes i ka hedhur në panik kriminelet.

Ata nuk e kanë besuar se kjo do të ndodhte ndonjëherë. Nuk krahason këto dy raste, nuk bëjmë pazare ne kemi sundim ligji. Nuk dimë që Beogradi ka kërkuar shkëmbim, mos e përfaqësoni Beogradin, nuk keni nevojë të paraqisni një kërkesë të tyre karshi Kosovës.

Për çfarë shkëmbimi po flisni, Kosova është vendi me lirinë më të madhe të mediave, por unë u kisha sugjeruar të mos flisni në emër të Begoradit se nuk i kontribuoni sigurisë në vendin tonë. Sa i përket mbledhjes së anuluar, e kam thënë në Syrivizion. Aty e gjeni përgjigjen“, tha Kurti.

Të fundit