Flash News

Kosova

Sërish deputet në parlamentin serb, Kamberi: Do ballafaqojmë Serbinë me diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginë

Sërish deputet në parlamentin serb, Kamberi: Do ballafaqojmë

Shaip Kamberi ka arritur që të sigurojë sërish mandatin e deputetit në parlamentin serb, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën një ditë më parë.

 Në një postim në “X”, Kamberi shprehet se beteja politike e shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të vazhdojë në parlamentin e Serbisë.

Ai tha se do ta konfrontojë Qeverinë e Serbisë me diskriminimin që u bëhet shqiptarëve atje.

Reagimi i tij i plotë:

Faleminderit votuesve shqiptarë, Beteja Politike e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës do të vazhdojë në parlamentin serb pas zgjedhjeve të djeshme.

Ne do të vazhdojmë ta konfrontojmë Qeverinë në Beograd me diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës!

 

Të fundit