Flash News

Kosova

Shpërthimet në veri, Kurti: Kemi identifikuar 45 serbë që sulmuan KFOR-in

Shpërthimet në veri, Kurti: Kemi identifikuar 45 serbë që

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se janw identifikuar 45 persona, që kanë marrë pjesë në sulmet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Deri më sot janë identifikuar gjithsej 45 persona identifikim i saktë që kanë marrë pjesë në sulme, në dhunë kundër ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Por, njëkohësisht kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm duke përdorur armatim të ndryshëm, prej granatave të dorës te shok bombat, por edhe të plumbave qofshin ata të automatikëve ose revolverëve”, tha Kurti gjatë një prononcimi për gazetarë.

Deri më tani, Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona për sulmet ndaj gazetarëve, por edhe për ngjarjet e dhunshme të 29 majit në Zveçan. Atë ditë, protestuesit serbë u përleshën me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, duke lënë të lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Kurti shtoi se as “as çereku” i të dyshuarve për sulmet në veri nuk janë arrestuar, “prandaj e kemi këtë situatë”.

Shpërthimi i fundit në veri të Kosovës u regjistrua në orët e para të 3 korrikut në Mitrovicë të Veriut. Shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një shok-bombë.

 

Të fundit