Flash News

Kosova

Shuhet në moshën 83-vjeçare ikona e muzikës popullore, Ismet Peja

Shuhet në moshën 83-vjeçare ikona e muzikës popullore,
Foto Ilustruese/ Ismet Peja

Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare ikona e muzikës popullore Ismet Peja.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije djali i tij, Visar Peja, i cili përmes një dedikimi në rrjetet sociale shkruan: “Nuk dija ndryshe, as nuk munda ndryshe ta lajmëroj largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë se tek ne ke ngelë i përjetshëm. Të fala i bën mamës jaran.”

Ismet Peja u lind më 27 prill të vitit 1937 në Gjakovë. Që në fëmijëri prej moshës 13-vjeçare filloi të merrej me muzikë. Babai i tij, Musa Peja, ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar. Peja ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

Gjatë karrierës së tij ai solli një sërë projekte si “Knoma kangen sa t’jam gjall”, “Robi plaket kur don vet” dhe jo vetëm. I njohur kryesisht për këngë të vjetra qytetare, Ismet Peja ka qenë dhe do të mbetet perlë e muzikës shqiptare.

Shuhet në moshën 83-vjeçare ikona e muzikës popullore,

Të fundit