Flash News

Kosova

Situata me Covid-19, Kosova vendos rikthimin e nxënësve të arsimit parauniversitar në shkolla

Situata me Covid-19, Kosova vendos rikthimin e nxënësve të
Foto ilustruese

Kosova ka vendosur, që nxënësit e arsimit parauniversitar të rikthehen në shkolla duke nisur nga dita e hënë. Dëri më sot mësimi ishte zhvilluar online, si masë për të frenuar pandeminë.

Lajmin e bëri me dije ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila tha se mësimi do të vazhdojë me pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla duke respektuar masat kundër pandemisë.

10 ditë me parë Kosova ashpërsoi masat, pasi u regjistrua një rritje e ndjeshme e shifrave me koronavirus. Ndër masat që ajo mori ishte mbyllja e bareve, restoranteve dhe qendrave tregtare, ndalimi i grumbullimeve dhe puna në institucione me staf të reduktuar.

Të fundit