Flash News

Kosova

Situata me Covid-19 në Kosovë, tetë viktima dhe 498 raste në 24 orët e fundit

Situata me Covid-19 në Kosovë, tetë viktima dhe 498 raste në
Foto Ilustruese

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar tetë viktima dhe 498 raste të reja me Covid-19, nga 2.835 testime të kryera.

Komuna e Prishtinës ka numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus. 641 persona kanë fituar betejën me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarëve në 86.483 raste.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 12.609. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, që prej fillimit të pandemisë, Kosova numëron 101.153 raste dhe 2.061 viktima.

Prej disa javësh shifrat me Covid-19 në Kosovë janë rritur dhe masat anti-Covid janë ashpërsuar.

Të fundit