Flash News

Kosova

Situata në veri të Kosovës, ministri i Brendshëm serb fyen Kurtin: Nevojitet vetëm një budalla për ta ndezur luftën

Situata në veri të Kosovës, ministri i Brendshëm serb fyen

Reagon ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksander Vulin lidhur me tensiononim e situatën në veri të Kosovës për shkak të vendosjes së reciprocitetit të targave.

Në reagimin e tij, Vulin ka fyer kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke e quajtur “budalla”, ndërsa komentoi zhvillimet në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

Vulin ka thënë se nevojitet vetëm një budalla për ta ndezur luftën, dhe se ai person është kryeministri Kurti.

Nevojiten të paktën dy persona për ta bërë paqen, ndërkaq për luftën mjafton vetëm një budalla, dhe jam i frikësuar se atë budalla e kemi në anën tjetër, ai ndodhet në Prishtinë dhe emri i tij është Albin Kurti.

Njerëzit që udhëheqin në Prishtinë janë qyqarë të vërtetë, dhe mund të presësh çkado prej tyre”, është shprehur Vulin për mediat serbe.

 

 

Të fundit