Flash News

Kosova

Strehimi i afganëve/ Pas Ramës, reagon Haradinaj: Kosova të jetë vullnetare dhe pranë SHBA-së

Strehimi i afganëve/ Pas Ramës, reagon Haradinaj: Kosova të
Ramush Haradinaj

Pasi kryeministri Edi Rama konfirmoi se do të strehojë afganë, ka reaguar dhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Ky i fundit i ka kërkuar qeverisë së Kosovës që të strehojë vullnetarisht afganë. Ai shton se Kosova duhet të jetë krah SHBA-së, siç ishin ata kur u riatdhesuan kosovarët nga Siria.

Më herët Rama tha se nuk ishte në dijeni nëse SHBA-ja i kishte kërkuar Kosovës që të shërbente si vend tranzit për afganët, ndërsa i bëri thirrje qeverisë Kurti që të pranonte nëse i shkonte kjo kërkesë.

Të fundit