Flash News

Kosova

Svelça: Nëse Vuçiç futet në Kosovë jashtë rregullave do të arrestohet

Svelça: Nëse Vuçiç futet në Kosovë

Ministri i punëve të brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka komentuar situatën në veri në Euronews Albania, duke theksuar se kushdo që do tentojë të futet në territorin e Kosovës qoftë edhe vetë presidenti Vuçiç, jashtë rregullave normale të një shteti sovran do të arrestohet.

Kushdo që futet në republikën e Kosovës, jashtë rregullave normale të një shteti sovran, ai është subjekt i ligjit.

 Aleksandër Vuçiç është një agresor në raport me republikën e Kosovës. Posaçërisht ai do të arrestohet, nëse futet në territorin e republikës së Kosovës pa lejen e republikës së Kosovës.

 Nuk ka këtu çfarë të diskutohet dhe as çfarë të vihet në dyshim.

 Kjo është një sjellje normale e çdo shteti sovran dhe do të ishte jo vetëm papërgjeshmëri por edhe dështim i gjithë institucioneve nëse kjo ndodh e ne nuk marrim ndërveprime.

 Ne jemi votuar për t’i shërbyer shtetit të pavarur dhe sovran të shtetit të Kosovës, për ta fuqizuar atë duhet që rendi dhe ligji të veprojnë”,tha  Sveçla.

Të fundit