Flash News

Kosova

Takimi në Ohër, gazetari i BBC-së vë bast: Nuk do të ketë marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës

Takimi në Ohër, gazetari i BBC-së vë bast: Nuk do të

Kosova dhe Serbia vazhdojnë ende bisedimet në Ohër, në kuadër të normalizimeve të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve. Kjo ngjarje ka marrë vëmendjen e gazetarit të medias prestigjioze BBC, Guy De Launey.

Në një status në profilin e tij në “Twitter”, gazetari ka komentuar takimin e sotëm që po mbahet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në prezencën e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

“Unë po vë bast se takimi i sotëm i shumë trumbetuar mes liderëve të Serbisë dhe Kosovës nuk do të rezultojë në një marrëveshje. I dërguari i BE-së Lajçak duket optimist, i dërguari i SHBA Escobar më pak. Ju çfarë mendoni?”, shkruan ai.

Kujtojmë se bisedimet që prej orëve të para të paradites së sotme vazhdojnë ende. Më herët u raportua për përfundimin e takimit pak minuta para orës 17:00 por bëhej fjalë për një pauzë të shkurtër.

Pas asaj, kryeministri Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç iu rikthyen bisedimeve.

 

Të fundit