Flash News

Kosova

Takimi në Vuçiçin në Bruksel, Kurti: Lajçak po mban anën e Serbisë

Takimi në Vuçiçin në Bruksel, Kurti: Lajçak po

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka folur pas takimit në Bruksel me presidentin serb Aleksandër Vuçiç si edhe me ndërmjetësimin e të dërguarve të BE.

Në një deklaratë për mediat e Kosovës, ai tha se nuk ka pranuar një propozim që kushtëzohet zbatimi i marrëveshjes së Ohrit me Asociacionin.

Kurti ka akuzuar ndërmjetësit europianë se kanë bërë zyrtare qëndrimin e Serbisë që ajo të kushtëzohet me Asociacionin.

“Është për të ardhur keq se pikërisht kur jam konstruktiv dhe bëj propozime, shkaktohet njëfarë lloj nervozimi në dhomë dhe vështirësohet dialogu. Është për të ardhur keq që Lajçak e ka pranuar propozimin e Serbisë,” tha Kurti për gazetarët.

Të fundit