Flash News

Kosova

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, vritet një person

Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, vritet një

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Llapashticë të Podujevës, ku një person dyshohet se është qëlluar për vdekje.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë në fshatin Llapashticë të Podujevës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, deklaroi Ahmeti, për mediat në Kosovë.

Ajo shtoi se aktualisht, hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimin për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.

Të fundit