Flash News

Kosova

Tensionet në Kosovë, ambasadori gjerman thërret në takim kryetarët e 4 komunave

Tensionet në Kosovë, ambasadori gjerman thërret në takim

Ambasadori amerikane, Jeff Hovenier ka ftuar në një takim kryetarët e sapozgjedhur të katër komunave në veri të Kosovës.

Thirrja për takim vjen pas rinisjes së tensioneve në veri, ku KFOR ka shtuar prezencën pas grumbullimit të qytetarëve serbë jashtë godinave të komunave.

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci i cili ka treguar se takimi do të mbahet në Prishtinë duke filluar nga ora 09:00. Mësohet se në takim do të jenë edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke shprehur shqetësimet e tyre, teksa dënojnë ashpër hyrjen me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

Vendet kërkojnë që qeveria e Kosovës “të mos ndërmarrë asnjë masë të re për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan”.

Të fundit