Flash News

Kosova

Tensionet në Veri të Kosovës, protestuesit shpalosin flamurin e Serbisë në Zveçan

Tensionet në Veri të Kosovës, protestuesit shpalosin flamurin e

Situata vazhdon të jetë e tensionuar në Veri të Kosovës, ku protestuesit janë mbledhur sërish në tubim kundër kryetarëve shqiptarë në komunat me shumicë serbe.

Në Zveçan kanë shpalosur një flamur gjigant të Serbisë mbi 200 metra të gjatë ndërsa vunë edhe këngë nacionaliste serbe.

Ushtarët e KFOR kanë marrë masat dhe kanë rrethuat godinën e komunës së Zveçanit me tel me gjemba. Mësohet se turmës i është bashkuar edhe Lista Serbe, Rakiç dhe Simiç.

Një ditë më parë, serbët sulmuan mediat e Kosovës dhe ato shqiptare të cilat raportonin “live” situatën. Ata sulmuan me gurë dhe sende të forta mjetet e medieve, gazetarët dhe operatorët duke iu penguar raportimin.

 

Të fundit